FILLON REGJISTRIMI! 200.000 QYTETARË MARRIN 15.000 DINARË NGA SHTETI: Nga sot mund të aplikoni
Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Tatjana Matiq, thotë se nga sot qytetarët në të gjitha zyrat postare anembanë Serbisë do të mund të aplikojnë për një vauçer prej 15 mijë dinarësh për pushime në Serbi.
Shteti dha 200 mijë kupona.
Për të përfituar diferencë prej 10 mijë dinarë do të mund të aplikojnë edhe qytetarët të cilët në fillim të vitit kanë marrë kupon prej 5 mijë dinarë.
Nga nesër fillon regjistrimi për kupon: 200 mijë qytetarë – pensionistë, të papunë, studentë dhe ata që fitojnë më pak se 70 mijë dinarë mund të marrin kupon prej 15 mijë dinarë. Për këtë shteti siguroi tre miliardë dinarë.
Tatjana Matiq tha për të përditshmen RTS se nga nesër qytetarët do të mund të aplikojnë për kupon për pushime në vend në të gjitha zyrat postare në Serbi.
“Bëhet fjalë për 200.000 kupona të rinj në vlerë prej 15.000 dinarë. Përveç qytetarëve tanë, do të ftoja të aplikojnë edhe katererët. Deri më tani në listë kemi pasur mbi 2.700 objekte katering”, tha ministrja Matiq.
Afati i fundit për përdorimin e kuponëve, sqaron ministrja, është data 31 tetor, duke theksuar se minimumi është pesë netë.
“Përveç këtyre 200.000 kuponëve në vlerë prej 15.000 dinarësh, të drejtë të aplikojnë sërish për 10.000 dinarë, qytetarët të cilët tashmë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe kanë marrë kupon në vlerë prej 5.000 dinarë në fillim të vitit, në këtë numër prej 200 mijë kuponësh”, theksoi ministrja.