Lajme

Në Bujanoc tre shqiptarë kapen me 281 breshka

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Njësiti për Shuarjen e Krimit Mjedisor dhe Mbrojtjen e Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vranjës, kanë gjetur 281 breshka, specie e mbrojtur me ligj dhe do të ngrenë kallëzim penal kundër tre meshkujve të nacionalitetit shqiptar.

Në territorin e Bujanocit, policia ndaloi një veturë në të cilën ndodhej një burrë pesëdhjetë e tre vjeçar, pesëdhjetë e tetë vjeçar dhe dyzet e pesë vjeçar dhe i gjeti breshkat, të cilat përkohësisht janë konfiskuar dhe përkujdeset nga inspeksioni kompetent.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të shkatërrimit, dëmtimit, eksportimit jashtë vendit dhe importimit në Serbi të pasurisë natyrore të mbrojtur, kundër të dyshuarve në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë do të ngritet kallëzim penal.

Related Articles

Back to top button