Lajçak: Çështja e shqiptarëve të Luginës nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në emisionin “Kallxo Pernime” ka thënë se çështja e shqiptarëve të Luginës asnjëherë nuk ka qenë pjesë e dialogut.
Sipas tij, nëse Kosova dëshiron që ajo çështje të jetë pjesë e dialogut, atëherë i takon palës kosovare që ta propozojë dhe të shohë nëse Serbia do të pajtohet me të, sepse të dyja palët janë ato që vendosin se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të jetë pjesë e dialogut.
“Unë nuk po detyroj askënd, sepse besoj vërtet se ju dëshironi normalizimin e marrëdhënieve dhe roli im është të ndihmoj në atë proces”, tha Lajçak.
Lajçak shtoi se tema e Luginës së Preshevës nuk është propozuar asnjëherë zyrtarisht.