Lajme

Kurti: Nëse Perëndimi e lejon lojën e Serbisë, vazhdojnë tensionet

“Ne kemi nevojë për ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë – Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerëve – për të na ndihmuar me mosnjohësit”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti për Financial Times.

Kurti ka folur në prag të samitit që pritet të mbahet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq këtë javë në Bruksel.

Nga BE u kërkua të dielën që “të dyja palët t’u japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella dhe deklaratave të rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi” përpara takimit Kurti – Vuçiq këtë javë.

Kurti, i cili foli për Financial Times përpara se BE-ja të bënte thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të retorikës nxitëse, është planifikuar të takohet me Vuçiqin të enjten, ku ata synojnë të diskutojnë lidhur me një udhërrëfyes për zgjidhjen e ngërçit dypalësh.

Kurti tha se çdo rezolutë duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.

Related Articles

Back to top button