Lajme

Arritja e marrëveshjes me Serbinë, Kurti: Zgjidhjet duhet ta kenë reciprocitetin brenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas marrëveshjes së arritur me Serbinë, ku ka nënvizuar se zgjidhjet duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda. Qytetarët e Kosovës, thotë Kurti, do mund të kalojnë kufirin pa pengesa, ngarkesa e vonesa.

‘Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.

Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.’– shkruan Kurti.

Related Articles

Back to top button