Lajme
Në zemër të Preshevës vendosen postera për Tiranën dhe Prishtinën “EDHE SA?”
Lexuesit e Portalit Presheva.AL kanë raportuar se dikush tek simboli i Preshevës ka vendosur postera ku shkruhet “TIRANË, PRISHTINË” dhe janë ngjitur tek zemra e mbishkrimit PRESHEVË, nën numrin 110 (110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, dhe mesazhi kryesor është “EDHE SA”.
Nuk dihet se kush qëndron pas këtyre posterave dhe shpërndarjes së tyre, na shkruajnë lexuesit e Presheva.AL.
Kujtojmë se ditë më parë mbishkrimi me zemër i Preshevës është vendosur tek tregu i gjelbërt në qytet, e që është pritur shumë mirë nga qytetarët.