Lajme

KONTROLLONI LLOGARITË TUAJA, Më shumë se një milion qytetarë në Serbi do të marrin para nësër

Të rinjtë nga mosha 16 deri në 29 vjeç në Serbi do të marrin 5000 dinarë ndihmë shtetërore në llogaritë e tyre në dy deri në tre ditët e para të kësaj jave.

Pagesa e ndihmës financiare nga shteti ka nisur të premten dhe do të vazhdojë edhe të hënën. Ashtu siç është deklaruar edhe më herët nga Ministria e Financave, plani është që në dy-tre ditët e para të kësaj jave të përfundojë pagesa për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe kanë të drejtë për këtë ndihmë.

Kujtojmë se 963.807 të rinj kanë aplikuar për ndihmë nga shteti dhe kur këtij numri i shtohet edhe numri i përfituesve të ndihmës sociale dhe i atyre që vuajnë sanksionet penale, të cilët nuk kanë pasur nevojë të aplikojnë, numri i përgjithshëm është 1.001.446.

Sipas informacioneve nga ministria përkatëse, për pagesën e kësaj ndihme shtetërore janë siguruar rreth gjashtë miliardë dinarë.

Related Articles

Back to top button