Lajme

Vogëlushja nga Presheva

Nje ngjarje interesante ka ndodhur ne zyren e organizates humanitare Solidariteti ne Presheve. Ata sot pranuan nje donacion nga nje vogelushe me zemer te madhe per ti ndihmuar familjet ne nevoje.

“Tash kur koha ka fillu të ftohet, një vogëlushe me zemër të madhe ka vendosur që të gëzojë dhe ngrohë zemrat e bashkëmoshatarëve të saj në nevojë.

Në një arkë të vogël, që e kishte vendosur pranë shtratit të saj, kishte grumbulluar pak nga pak këto para për ata që kanë nevojë dhe sot i solli në zyrën e QSA-së.

Me fytyrën e buzëqeshur, me një zë të ëmbël e me një ngrohtësi nga zemra na tha: “I kom mbledhur me ia ble drunjët një familjes”.” thuhet ne njoftimin nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit.

Te gjithe ju qe deshironi ti ndihmoni familjet ne nevoje mund ta beni duke klikuar ne linkun e me poshtem.

Të ngrohim duart e ftohta të fëmijëve.
https://www.solidariteti.org/dhuro

Related Articles

Back to top button