Njerëzit po çmenden për këtë truk për të zhbllokuar hundën: Harrojini pikat, ka një zgjidhje më të mirë!
Është një mani tjetër, apo funksionon vërtet ky truk? Nuk do ta dini derisa të provoni.
Sezoni i alergjive po afrohet dhe po paralajmërohet gjerësisht se do të vijë pak më herët këtë vit.
Mbyllja e hundës është vetëm një nga simptomat e alergjive të pranverës dhe tani një video me mbi 19 milionë shikime po bën xhiron e internetit, duke zbuluar se si të shpëtojmë nga ajo hundë e mbytur e bezdisshme.
Në vend të pikave, provoni këto dy truke, të cilat, siç thonë shumë, janë krejtësisht natyrale, për zhbllokimin e hundës.
Shtypni qiellzën e sipërme në gojë me gjuhë dhe në të njëjtën kohë shtypni pikën midis syve me gishtin tregues dhe të mesëm.
Një mënyrë tjetër është të përkulni kokën, të mbyllni hundën dhe të mos merrni frymë për disa sekonda, pastaj të ngrini kokën, të thithni ajër dhe më pas të përsërisni procesin.
E keni provuar akoma?