Sonte çertifikohen elektorët për KNSH, APN del e para, mbledh mbi 180 elektorë
Zgjedhjet për 15 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KNSH) me vendim të ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Tomislav Zhigmanov do të mbahen më 7 maj.
Zgjedhjet do të zhvillohen sipas sistemit zgjedhor dhe çdo pjesëmarrës i asamblesë zgjedhore për të marrë pjesë në votim.
Për shtatë ditë partitë që garojnë në këto zgjedhje kanë mbledhë nënshkrime të qytetarëve që kanë pasë drejte vote në listën e posaçme të zgjedhësve të KNSH-së. Një elektore është zgjedhur me 20 nënshkrime të qytetarëve.
Siç mëson Presheva.AL nga burime jo zyrtare, APN ka dalur e para duke grumbulluar 183 elektorë, PVD 152 elektorë, LPD 65 elektorë, PD 50 elektorë, PDSH 52 elektorë dhe elektorë të pavarur janë 11.
Sonte priten të shpallen edhe rezultatet nga ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.