Parlamenti Evropian miratoi sot votim vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi sot pa votim vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Rregullat e reja do t’i lejojnë mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga autoritetet e përkohshme të Prishtinës të hyjnë në BE pa vizë për një periudhë prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore dhe duhet të hyjnë në fuqi nga viti 2024.
Pas miratimit në PE, liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës duhet të nënshkruhet dhe të publikohet në gazetën zyrtare të BE-së.
Heqja e vizave për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt BE-së është propozuar nga Komisioni Evropian në dhjetor, bazuar në vlerësimin se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha fushat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Përjashtimi i vizave do të hyjë në fuqi sapo të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), në fillim të vitit të ardhshëm.
Nesër do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aktit ligjor, ku do të marrin pjesë përfaqësues të dhe Këshillit të Ministrave të BE-së.