Turqia miraton ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO
Ditën e sotme Turqia më në fund ka miratuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar në NATO, e cila ishte një nga dy anëtarët e fundit së bashku me Hungarinë që kishte vënë veton ndaj përpjekjeve të vendit nordik për t’u anëtarësuar.
“Jam shumë i lumtur, është një ditë e veçantë për Suedinë”, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson.
Çdo vend i NATO-s duhet të bjerë dakord për një anëtar të ri, edhe pse Turqia kishte bllokuar përpjekjet e Suedisë për t’u anëatrësuar në NATO, duke e akuzuar atë për pritjen e militantëve kurdë.
Më parë, Turqia kishte kërkuar ekstradimin e dhjetëra personave që Ankaraja pretendonte se ishin terroristë, duke bërë kështu që marrëdhënia e tyre të tensionohej më tej për shkak të djegies së Kuranit në Suedi, të cilën Turqia e dënoi ashpër.