Problemi i pronësisë i shtëpisë së kulturës në Preshevë drejt zgjidhjes pas 51 viteve
Sipas një kontrate e lidhur për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës më datë 19.07.1972 me nr.1696 dëshmon se që nga atëherë pronësia e saj nuk është zgjedhur deri më sot.
Ku pas 51 viteve po shpresojmë që përfundimisht ta zgjedhim ate.
Pas vendimit të shpallur nga Kuvendi Komunal, për parcelat kadastrale me interes publik, në bashkëveprim me avokatin komunal të komunës së Preshevës, Kryeshefin e Urbanizmit, në Administratën Komunale dhe hulumtimit në Arkivat e Shtëpisë së Kulturës, kemi grumbulluar të gjitha dokumentacionet e nevojshme dhe iu është dërguar kërkesën Qeverisë së Rebuplikës së Serbisë, për ta miratuar, dhe pronësia të bartet në pronësi të Shtëpisë së Kulturës. Shkresë e përgaditur dhe e dërguar nga avokati komunal.
Duke shpresuar që nuk do të shfaqet ndonjë pengesë.
Kjo problematikë është që nga nisja e ndërtimit, në vitin 1972.