Pastrimi i shtratit të lumit në Miratoc – Komuna ndërhyn pas kërkesës së banorëve

Komuna e Preshevës ka nisur punimet për pastrimin e shtratit të lumit në fshatin Miratoc, si masë parandaluese ndaj përmbytjeve të mundshme. Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, ka ndjekur nga afër fillimin e punimeve, të cilat janë ndërmarrë si përgjigje ndaj kërkesës së Bashkësisë Lokale të këtij fshati.

Sipas Sinanit, ndërhyrja është bërë me urgjencë për të parandaluar përmbytjet dhe për të mbrojtur pronën dhe të mbjellurat e banorëve lokalë.

“Ky intervenim nuk është vetëm një masë parandaluese, por edhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve mjedisore dhe sigurisë për të gjithë banorët”, theksoi Sinani në postimin e saj në Facebook.

Ky projekt konsiderohet me rëndësi të madhe për fshatin Miratoc, veçanërisht në prag të stinës së verës, kur rritet rreziku i përmbytjeve nga reshjet intensive.

Back to top button