Në kufirin e Preshevës kapet gjysmë kilogram stoli ari 14 karatësh, me vlerë rreth 2.5 milionë dinarë

Drejtoria e Doganave, në bashkëpunim me policinë, ka parandaluar një tentativë kontrabande të arit në pikën kufitare të Preshevës.
Gjatë një kontrolli të imtësishëm të një automjeti, zyrtarët doganorë zbuluan gati gjysmë kilogram stoli ari 14 karatësh, me vlerë rreth 2.5 milionë dinarë, të padeklaruar. Ari ishte fshehur me kujdes brenda dy kutive të ujit tualet, të vendosura në bagazhin e pasagjerit.
Me vendim gjyqësor të formës së prerë, shoferi u gjobit me 60 mijë dinarë dhe ari iu konfiskua përgjithmonë.
Drejtoria e Doganave apelon tek qytetarët që të deklarojnë çdo mall që sjellin në vend dhe kujton se kontrabanda përbën shkelje të rëndë ligjore.
