KF Lugina përballet me KF Besa – Sot ndeshja zhvillohet në Bukuroc

Sot (28 shtator 2025), në kuadër të javës së katërt të Ligës Rajonale të Pçinjës, ekipi i KF Lugina do të përballet me KF Besa 2005. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Bukurocit, duke filluar nga ora 15:30.

KF Lugina, synon një fitore të rëndësishme para tifozëve të vet për të forcuar pozitat në tabelë. Përballja pritet të jetë e fortë dhe me shumë rivalitet sportiv, pasi të dy skuadrat janë rivale të njohura në rajon.

Atmosfera në Bukuroc pritet të jetë e zjarrtë, me praninë e tifozëve vendas që do të mbështesin fuqishëm skuadrën e tyre, ndërsa Lugina do të provojë të shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë tre pikë të arta.

Back to top button