Shqipëria shënon në fund të pjesës së parë ndaj Serbisë!

Në minutën e 46-të, sulmuesi Rey Manaj ka realizuar një gol fantastik për Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen kundër Serbisë. Pas një aksioni të mirëkombinuar brenda zonës, Manaj përfitoi nga një top i kthyer dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin serb.

Goli u prit me entuziazëm të madh nga tifozët kuqezi në stadium, ndërsa menjëherë pas këtij momenti, gjyqtari dha fundin e pjesës së parë me rezultatin Shqipëria 1 – 0 Serbia.

Një pjesë e parë e luftuar, me Shqipërinë që shpërthen në sekondat e fundit përmes një veprimi vendimtar të sulmuesit të saj kryesor.

Back to top button