Pritje deri në një orë në hyrje për Kosovë në kufirin Depcë

Preshevë – Kolona të gjata automjetesh janë raportuar sërish në pikën kufitare Depcë, që lidh Preshevën me Gjilanin. Sipas raportimeve të qytetarëve, pritjet në hyrje drejt Kosovës arrijnë deri në një orë.
Ndërkohë, në drejtimin e kundërt, nga Kosova drejt Preshevës, aktualisht nuk ka pritje dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht. Qytetarët theksojnë se fluksi i shtuar në hyrje për në Kosovë është shkaku kryesor i krijimit të kolonave.
Autoritetet kufitare këshillojnë udhëtarët që të planifikojnë udhëtimin me kohë dhe të ndjekin informacionet më të fundit nga terreni.
