Zvicra diskuton rregulla të reja për pensionet: Çfarë po kërkohet për ata që kthehen në vendlindje?

Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka paraqitur një propozim të ri për reformimin e sistemit shtetëror të pensioneve (AHV/AVS), i cili mund të prekë drejtpërdrejt mijëra mërgimtarë shqiptarë që punojnë në Zvicër apo që planifikojnë të kthehen në vendlindje pas pensionimit.

Çfarë parashikon propozimi i SVP-së?

Partia zvicerane kërkon vendosjen e një shtese në kontributet e pensioneve për personat që shpërngulen dhe fillojnë punën në Zvicër në moshë më të shtyrë. Sipas këtij plani, shkalla e kontributit do të rritet në mënyrë të shkallëzuar sipas moshës së hyrjes në tregun e punës:

Moshave 31 deri 40 vjeç: +1% pikë përqindjeje shtesë në kontribute.
Moshave 41 deri 50 vjeç: +2% pikë përqindjeje shtesë.
Moshave mbi 51 vjeç: +3% pikë përqindjeje shtesë.

Arsyetimi i iniciativës

Sipas të dhënave zyrtare të përdorura nga SVP-ja, rreth 800 mijë pensione zvicerane paguhen aktualisht jashtë kufijve të Zvicrës. Po ashtu, rreth 300 mijë përfitues që jetojnë jashtë vendit kanë paguar kontribute për më pak se pesë vjet gjatë kohës sa kanë punuar në Zvicër.

Mbi bazën e këtyre shifrave, SVP argumenton se sistemi aktual përballet me ngarkesë të papërballueshme financiare dhe kërkon rregulla më strikte për të mbrojtur arkën e sigurimeve shoqërore.

A duhet të shqetësohen pensionistët aktualë?

Ekspertët e sigurimeve shoqërore dhe mediat zvicerane (përfshirë Blick) bëjnë të ditur se ky është një propozim politik i nivelit parlamentar dhe nuk përbën ende një ligj të miratuar.

Qytetarët nga rajoni ynë që tashmë gëzojnë pensionin zviceran apo që janë afër pensionimit nuk duhet t’i marrin këto iniciativa si vendime të prerë, pasi çdo ndryshim ligjor në Zvicër kërkon procedura të gjata parlamentare dhe mundësi referendumi popullor.

Back to top button