Sot hyn në fuqi ligji i ri në Serbi: Mbështetje institucionale për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta
Sot hyn në fuqi ligji i ri në Serbi: Mbështetje institucionale për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta
Nga sot ka nisur zyrtarisht zbatimi i Ligjit për prindërit kujdestarë dhe kujdestarët në Serbi, bëri të ditur Ministria për Punë, Punësim, Çështje të Veteranëve dhe Sociale.
Përmes këtij kuadri të ri ligjor, të gjithë prindërit dhe kujdestarët që plotësojnë kriteret e caktuara mund të aplikojnë për fitimin e statusit zyrtar të prindit kujdestar.
Si bëhet aplikimi?
Kërkesat mund të dorëzohen nga sot në dy mënyra:
1. Pranë Qendrës kompetente për Punë Sociale në komunën tuaj të vendbanimit.
2. Online, përmes platformës shtetërore eUprava.
Ministria përkatëse ka konfirmuar se do t’u ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë Qendrave për Punë Sociale për të përpejtuar procedurat administrative, me qëllim që ndihma financiare dhe statusi ligjor t’u garantohet sa më parë familjeve që kanë nevojë me bazë.
