Sport

Xhaka: S’do të jetë lehtë për Portugalinë

Taulant Xhaka, ka deklaruar se Portugalia nuk do ta ketë të lehtë përballjen me Kombëtaren e Shqipërisë, të hënën në ‘Elbasan Arsena’.
Xhaka theksoi se përballja me portugezët nuk do të jetë e lehtë mirëpo sipas tij çdo medalje i ka dy anë.

“As Portugalia nuk e ka të lehtë me ne”, tha mefsushori në një intervistë për Panorama Sport.

“Nëse çdo lojtar në skuadrat e tjera futet në fushë vetëm me detyra taktike, ne kemi edhe diçka ekstra të ngulitur në mendje”.

“Të flasësh për Portugalinë është e tepërt. Për vetë lojtarët që ka dhe eksperiencën apo cilësinë që ka si skuadër, nuk do të jetë aspak e lehtë për ne. Por çdo medalje ka dy anë”

“Të jeni të sigurt që jo vetëm Portugalia, por çdo skuadër në botë, që do të luajë me Shqipërinë, nuk na nënvlerëson. Kemi arritur të fitojmë respekt me atë që kemi treguar në fushë dhe kjo nuk është pak.”, theksoi Xhaka.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button