Sport

Berisha: Cana dhe Ajeti super, Portugalisë nuk i frikësohemi

Etrit Berisha ishte një nga heronjtë e barazimit 0-0 ndaj Danimarkës, duke realizuar disa pritje mjaft decizive.
Portieri kuqezi tregon momentet më të vështira të ndeshjes, bashkëpunimin me dyshen Ajeti-Cana në qendër, por edhe për duelin e radhës kundër Portugalisë.

Futbollisti i Lazios premton se do ta ruajë sërish të paprekur rrjetën e tij, duke i dhënë kështu mundësinë Shqipërisë për të prekur më tepër kualifikimin direkt për në “Francë 2016″.

“Në pjesën e dytë, ata patën një ritëm më të lartë se ne dhe kërkuan të shënonin me çdo kusht. Krijuan edhe disa mundësi, por fatmirësisht ne nuk u ndëshkuam”.

“Cana dhe Ajeti ishin shumë mirë. Madje, më mirë sesa e prisja. Pavarësisht se nuk kanë luajtur shumë me njëri-tjetrin në Kombëtare, arritën të zhvillojnë një ndeshje të jashtëzakonshme. Mendoj se kanë bërë një punë të madhe ndaj Danimarkës dhe sigurisht që më kanë ndihmuar edhe mua”.

“Gjimshiti? Ishte ndeshja e tij e parë dhe luajti mjaft mirë. Mendoj se tregoi që është një futbollist me mjaft potencial. Tani na pret Portugalia, por ne nuk i druhemi askujt”, u shpreh në intervistën e tij Berisha për Panorama Sport.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button