Sport
De Biasi e ‘tmerron’ Ronaldon, ia përmend Topin e Artë dhe Messin
Gianni de Biasi ka gjetur kohë të bëjë shaka me Cristiano Roanldon para supersfidës me Portugalinë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, në konferencën për media para supersfidës me Portugalinë, ka gjetur kohën të bëjë shaka me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
I pyetur nga gazetarët nëse De Biasi u pyet se çfarë mendon për lojtarin aktual më të mirë në botë, përgjigjja e tij ishte e the
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Unë e kam votuar atë për Topin e Artë. Por nesër ai duhet të ketë kujdes se çfarë bënë në fushë kundër nesh pasi që herën tjetër unë mund ta votoi Messin për Topin e Artë”, ju është përgjigjur De Biasi gazetarëve.