Numrin fix mund ta keni edhe në mobil

Operatorët e telefonisë fikse në Sërbi nga dita e djeshme për shfrytëzuesit e tyre dalin me oferta të reja, bartjen prej telefonave fix në rrjetet e tjera pa ndryshimin e numrit. Në këtë rast paguhet vetëm taksa për shërbimin e bartjes së numrit prej 165 dinarë.
Në këtë mënyrë tregu i telekomunikacionit do të jetë më liberal, kurse pronarët e numrave fix të telefonit do të kenë mundësin e zgjedhjes sepse operatorët kanë përgatitur kushte të volitshme që të i tërheqin konsumatorët. Në Sërbi ekzistojnë 9 operator të telefonisë fixe, siç janë telekomi i Serbisë, telenori, orion, sbb e të tjerë. Operatorët kanë bërë të gjitha testimet e nevojshme dhe e tëra ka kaluar mirë. Baza qendrore është krijuar në Ratel. Procedura do të jetë e tillë që ata që dëshirojnë ndërrimin e rrjetit mund të paraqiten tek operatori tek i cili dëshirojnë të transferojnë numrin dhe atje do të marrin informacionet shtesë, thotë Milan Jankoviq, drejtor i Ratel. Ata që dëshirojnë të kalojnë në rrjetë tjetër janë të obliguar që atij operatori ti paguajnë taksën për shërbimet e transferimit të numrit./BujnaociNet/

Leave a Reply

Back to top button