​‘Alkoolin e kom lon për Allah, jo për njerz’

Reperi i njohur shqiptar, nga Presheva, Gold Ag, kohët e fundit është duke u konfrontuar më të gjithë ata që mundohen të shfaqin një anë tjetër të karakterit të tij.
Kjo pasi ai me këngën e fundit ‘Shqiptar’, këngë kjo që arriti të diskutohet anë e mbanë vendit për tematikën që ka, bëri që përveç se të ketë shumë përkrahës, kishte edhe prej atyre që nuk mendonin njëjtë dhe e kritikonin atë.
Mirëpo, reperi i njohur Gold Ag, iu është kundërpërgjigjur të gjithë atyre që thonë gjëra, që sipas Gold Ag, nuk janë ashtu siç edhe duken.
Në rrjetin social Facebook, ai ka thënë “ shum foto mujn me dal ku mun me pas prezent diqka qe nuk mperket mu.ni kshill per ata qe gjejn kime nvo,alkoolin e kom lon per Allah jo per njerz kshtu qe ntrup temin nuk hin e nese e kap dikun ngat nfoto jasht pragut tem tshpis ateher mos ma shurdhoni se garant e pini shum qe mendoni qe hala jom si ju.mos u merni me sene tkota jau q… nonen bota”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Back to top button