Në Gjilan e rrahin Skivi i Babastars

Tashmë dihet se rivaliteti i grupeve GG ARMY & OTR vs BabaStars ekziston qe disa vite, por që do arrinte deri në këtë pikë nuk do ta kishte besuar askush.
Anëtari i grupit DoubleG, NiiL B si duket dje ka vërtetuar disa nga rimat e këngëve të grupit ku thonë: “Ju rrehim shpulla gojës”, “Gjilani i Gjilanxhive” etj, duke e rrahur i vetëm anëtarin e Babastars, Skivin në një lokal në Gjilan.
Menjëherë pas ngjarjes kanë filluar edhe “provokimet” nga anëtarët e grupit GG dhe lideri i grupit OTR, Noizy duke postuar fotografi në Facebook si “dëshmi rreth ngjarjes” dhe gjithashtu ata kanë thënë se gjithçka është e xhiruar në video, dhe në rast kundërshtimi videoja do publikohet menjëherë.
Në foto mund të shohim anëtarin e gurpit GG, NiiL B që bëhet gati ti bie shuplakë Skivit.
Nga grupi BabaStars dhe anëtari i saj, Skivi nuk ka ardhur asnjë kundërshtim. 
Kjo nuk është hera e parë që Skivi rrihet në Gjilan sepse edhe në disa koncerte Skivi është goditur me shishe e gjëra të tjera nga fansat e grupeve GG & OTR, madje një herë është rrahur edhe nga sigurimi i një diskoteke në Gjilan. 

Leave a Reply

Back to top button