Në kufirin e Preshevës nënshkruhet protokoll doganor mes Maqedonisë dhe Serbisë

Në pikën kufitare të Preshevës sot është nënshkruar protokolli për njohjen reciproke të statusit të subjektit ekonomik të autorizuar për siguri dhe sigurime (AEOS) ndërmjet administratave doganore të Serbisë dhe Maqedonisë.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e Iniciativës për “Ballkanin e Hapur”, të udhëhequr fuqishëm nga liderët e tre vendeve, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Edi Rama dhe Zoran Zaev, e cila synon të sigurojë lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe punës brenda tregjeve të shteteve anëtare të “Ballkanit të Hapur”.
Protokolli rregullon të gjitha çështjet teknike dhe krijoi kushte për zbatimin përfundimtar të marrëveshjes së nënshkruar më parë mes dy qeverive nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Protokollin në emër të Serbisë e nënshkruan drejtori i Drejtorisë doganore Branko Radujko, ndërsa në emër të Maqedonisë së Veriut drejtoresha e Drejtorisë doganore Sllavica Kutirov.