Grafitë me mesazh nacionalist në sheshin e Bujanocit

Në sheshin e qytetit të Bujanoc u shfaqën grafitë me mesazhe nacionaliste. Ngjarja u raportua në mëngjesin e datës 6 shtator, duke shkaktuar reagime ndër banorët dhe autoritetet lokale.
Grafitë, të cilat përfshijnë simbole dhe shkrime provokative, u paraqitën në muret e fontanës në fillim të sheshit ose para godinës së komunës së Bujanocit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin pas këtyre veprimeve.
Deri më tani, nuk janë bërë deklarata zyrtare, por pritet që hetimet të çojnë në sqarimin e plotë të rastit.
