LajmeVideo

5 anëtarët e klubit të karatesë “Presheva Lions” kualifikohen për në kompionatin final në Beograd (Video)

Klubi i karates Presheva Lions janë kthyer me medalje nga garat shtetrore të karates që janë mbajtur të dielën në Çaçak, pesë karateistët e grup moshës pionerët janë prezantuar në mënyrë dinjitoze duke dëshmuar shpirtin e tyre luftarak.

Në disciplinën lufta për femra suksese kanë arritur Leonita Anisa Lutfiu 2004 -45 kg Bardha Hyseni viti 2003 -54kg dhe Anesa Jakupi viti 2003 +54kg.

Vajzat janë shprehur të lumtura pas arritjes së këtij suksesi por me besimin se ato këtë rrugë do ta ndjekin edhe në garat finale në Beograd.

Ndërkaq në disciplinën lufta për meshkuj ka fituar medalje të bronztë Elton Ismaili viti 2004 -42kg dhe Endrit Hasani viti 2003 -55kg.

Traineri Rijad Ajeti ka përgëzuar nxënësit e tij për performancën e treguar duke qenë i bindur se ata do të pregatiten edhe më shumë që nga Beogradi të sjellin edhe trofe të tjerë.

njëkohësisht ai ka apeluar instucionet lokale që të ndihmojnë finansiarisht këtë klub i cili për 10 vite ka arritë të mbijetojë falë kontributit të afaristëve në Preshevë dhe më gjerë.

Klubi i karates “Presheva Lions” është pjesëmarrëse e shumë garave europiane duke i sjellur kështu edhe më shumë medalje vendit tonë, Sporti vazhdon të mbetet ambasador i çdo vendi andaj edhe ky klub meriton më shumë rrespekt e përkrahje.

Related Articles

Back to top button