Lajme

Në Preshevë mbahet manifestimi përkujtues “Jeta dhe vepra e shkrimtarit, Akademik Esad Mekuli”, në 100 vjetorin e lindjes së tij (Foto)

Në lokalet e Universitetit Internacional të Novi Pazarit – Dega në Preshevë, u mbajt Manifestimi përkujtues “Jeta dhe vepra e shkrimtarit, Akademik Esad Mekuli”, në 100 vjetorin e lindjes së tij.
Në këtë Manifestim të karakterit shkencor, për jetën biografike të Esad Mekulit para studentëve foli Prof. dr. Shefket Kërciq, ndërsa për krijimtarinë letrare u kujdes shkrimtari dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” të Preshevës Bilall Maliqi. Nuk munguan edhe recitimet nga studentet e Psikologjis Rina Rexhepi, Vlora Ahmeti, Venora Latifi dhe Egzona Kadriu.

Në këtë manifestim pati edhe deklamime të krijimeve të shkrimtarit Esad Mekulit, nga studentet e këtij universiteti.

Manifestimin e udhëhoqi Kujtim Sadriu, kordinator i UNP-së, dega në Preshevë.

Related Articles

Back to top button