KulturëLajme

Poeti Demush Berisha shënon 20 vjetorin e krijimtarisë (Video)

Në Amfiteatrin e RTV Presheva në Preshevë, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), shënoi “23 Prillin-Ditën Botërore të Poezisë” dhe 20-të vjetorin e krijimtarisë letrare të poetit Demush Berisha, si dhe një orë letrare.

Në këtë Manifestim morën pjesë krijues, dashamirë të artit dhe të letërsisë, përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe mysafir nga Kosova.

Manifestimin e shpalli të hapur Bilall Maliqi, kryetar i Sh.Sh “Feniks”, i cili foli për historikun e kësaj date me rëndësi për librin dhe për biografinë e poetit Demush Berisha.

Për krijimtarinë letrare të D.Berishës foli shkrimtari Jonuz Fetahaj, ndërsa tubimin e përshëndetën: Rexhep Abazi, Xhemaledin Salihu, Xhemajl Berisha, Zeqirja Fazliu e Hysen Këqiku.

Për 20-të vjetorin e krijimtarisë letrare, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” e nderoi me mirënjohje poetin Berisha, ndërsa shkrimtari Jonuz Fetahaj ia dhuroi kompletin e librave të tij. Poashtu me komplete të librave u nderuan dy kryetarët e dy shoqatave: Bilall Maliqi (Feniks) dhe Xhemaledin Salihu (SHTTK).

U mbajt edhe një orë letrare në të cilën lexuan: Jonuz Fetahaj, Hysen Këqiku, Luan Maloku, Avni Shaqiri, Rexhep Abazi, Xhahit Ramadani, Ramize Halimi dhe Herolinda Salihu.

Demush Berisha u lind në fshatin Buhiç, Komuna e Preshevës në vitin 1935 ka kryer akademin pedagogjike një kohë ka punuar mësues në shkollën fillore Migjeni në Caravajkë dhe në shkollën fillore Corroticë ku një mandat ishte zëvëndës drejtor shkolle.

Demush Berisha ka qenë kryetar i ish klubit letrar Feniks nga viti 2005-2010, antarë i lidhjes shkrimtare të Kosovës dhe antar i akademis europiane, është autor i 8 librave:
1. Flutrim të mbarë – 1997
2. Ylber me ngjyra – 2005
3. Motrat Binjake – 2006
4. LIbreza me pesa – 2006
5. Mik për një fyell magjik – 2007
5. Lumi ska moshe  – 2010
6. Karadaku i Preshevës mburrje dhe krenari – 2010
7. Migjeni Poet i nënës dhe mjerimit – 2013

 

Related Articles

Back to top button