Lajme

Ende mbetet i paqartë fati i RTV Presheva

Me kërkesë të Komunës së Preshevës zv.kryetari i Komunës së Preshevës Reshat Neziri dhe drejtori i ri i Radio Televizionit Presheva Ramiz Mehmeti kanë qëndruar në ministrin e kulturës dhe informimit.

Ky takim kishte për synim marjen e informacioneve pas rekomandimit të ri mbi mediat që nuk kanë arritur të privatizohen.

Fati i Radio Televizionit Presheva pritet të marrë kahje tjetër pas seancës në gjygjin administrativ në Nish ku një pjesë e puntorëve do të japin dëshminë e tyre për të drejtën e aksioneve në këtë medium.

Radio Televizioni Presheva gati më shumë se dy vite vazhdon të mbetet me status të paqartë juridik duke reflektuar negativisht edhe në procesin e punës të këtij mediumi, kur dihe se punëtorët kanë sakrifikuar që të punojnë me pagë minimale prej 20.000 dinarëve, por kjo nuk është e tëra pasi nga pamundësia për të përballuar këtë pagë minimale mbi 10 punëtorë e kanë lëshuar punën në këtë medium.

A rrezikon RTV Presheva që të shitet për 1 dinarë dhe a po rreziokehet informimi publik në Luginë mbetet të shihet.

Related Articles

Back to top button