Rrokulliset vetura në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Për shkak të shpejtësisë së lëvizjes të dielën në magjistralen Gjilan-Prishtinë një makinë ka dalë nga rruga, duke u rrokullisur. Policia njofton se janë lënduar lehtë shoferi dhe dy pasagjerë.
Një veturë e tipit Reno Megane është rrokullisur buzë liqenit të Livoqit në rrugën Prishtinë Gjilan të dielën në orën 19:45 minuta, raporton Gazeta Jeta në Kosovë. 
Policia thotë se kjo veturë nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke dalë nga ajo, për t’u rrokullisur më pas. 
“Vozitësi (1976) duke hyrë në kthesë e ka humbë kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për Gjilanin.
Sipas Hashanit nga aksidenti kanë marrë lëndime të lehta shoferi dhe dy pasagjerët e tjerë që ndodheshin në makinë, ndërsa ata pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi. 

Leave a Reply

Back to top button