Presheva në kaos financiar – Shaqiri: Pushteti organizon koncerte

Almin Shaqiri, ka shpërthyer në kritika ndaj udhëheqjes aktuale komunale përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke e krahasuar situatën në komunë me një shprehje popullore: “fik se fik bare me muzik”.
Shaqiri thekson se llogaria e komunës është në bllokadë financiare, ndërsa borxhet dhe lëndët gjyqësore ndaj komunës po shtohen dita-ditës nga përmbaruesit. Ai akuzon udhëheqjen për përhapje të nepotizmit dhe korrupsionit të shfrenuar, duke e përshkruar koalicionin aktual si një “binom i paaftësisë”, duke iu referuar drejtuesve Ardita dhe Ragmi.
“Në mungesë të zhvillimit dhe projekteve konkrete për të mirën e qytetarëve, pushteti organizon koncerte,” shkruan ai, duke ironizuar prioritetet e qeverisjes lokale.
Në fund të postimit, Shaqiri e përmbyll me një koment sarkastik: “Gjymbyshli pushteti in action”, shoqëruar me një emoji të neverisë dhe një foto simbolike të një personi që po mbytet – një metaforë për situatën aktuale në komunë.
Reagimi i Shaqirit vjen në një kohë kur qytetarët e Preshevës po përballen me sfida serioze ekonomike dhe institucionale, ndërsa qeverisja lokale është shpesh në qendër të kritikave për mungesë transparence dhe rezultate konkrete.
