Nëse Moska merr Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Preshevën

Nëse Krimeja e Ukrainës do të bashkohet me Rusinë me anë të referendumit, kjo gjë lehtëson procesin e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën. Kështu shprehet Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit.
“Nëse Moska e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës”, ka thënë ai. “Lugina e Preshevës gjatë historisë ka qenë pjesë integrale e Kosovës. Ajo është ndarë nga Kosova në vitin 1945-1956, nga komunistët jugosllavë, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës – me Leposaviçin dhe Zubin Potokun. Ndërsa, rikujtojmë edhe një herë verdiktin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, të shpalosur demokratisht në referendumin e 1-2 marsit 1992, në të cilin qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën.”

Leave a Reply

Back to top button