Lajme

Liburn Aliu i përgjigjet Ardita Sinanit: “Pasi qenka kollaj bashkimi i Luginës me Kosovën pse nuk po e bën? Takohuni me Vuçiqin

Liburn Aliu iu eshte pergjigjur Ardita Sinanit pasi kjo e fundit ka dal kunder Vetevendosjes duke e thene se Albini ka genjyer banoret e Presheves.

“Shqiptarët në Preshevë janë të zhgënjyer me Albin Kurtin pasi që kanë pritur që ai të jetë shumë më i zëshëm për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës”, ka thënë Sinani.

Liburn Aliu ka shkruajtur ne profilin e tij ne facebook.

Znj. Ardita,
Meqë qenka kaq kollaj bashkimi i Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës pse nuk po e bëni? Thaçi e ka takuar shpesh Vuçiqin. Edhe Rama. Edhe ju mund ta takoni.

Pse nuk po e bëni bashkimin kur qenka kaq e thjeshtë? Shqiptarët kanë bërë edhe luftë me UÇPMB-në e nuk kanë realizuar as të drejtat themelore. E tash, Thaçi do t’ia bashkojë tri komunat Kosovës me konferenca shtypi?!

As fëmijët nuk i besojnë tamam përrallat, andaj është absurde ta besoni përrallën e Thaçit, i cili në dialogun gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel asnjëherë s’e zuri në gojë çështjen e PMB, Presheves Medvegjes Bujanocit.

Related Articles

Back to top button