Stërvitja e parë e përfaqësueses së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore para ndeshjes miqësore me Haitin. Në këtë trajnim munguan: Samir Ujkani, Ardian Gashi, Loret Sadiku e të tjerë.Yjet e përfaqësueses së Kosovë sot kanë zbritur në fushën e stadiumit ‘Agron Rama’ në Kastriot. Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut e kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Haitin.
Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm të gjithë futbollistët e ftuar për ndeshjen miqësore të 5 marsit. Samir Ujkani, Ardain Gashi, Loret Sadiku, Ilir Azemi nuk stërvitën fare, pasi i janë bashkuar ekipit gjatë ditës.
“Dje kemi bërë rigjenerimin, kurse sot e zhvilluam stërvitjen e parë. Në këtë seancë nuk ishin të gjithë futbollistët pasi disa nga ta janë bashkuar ekipit sot paradite. Ata kanë mbetur në Hotel, dhe janë duke bërë rigjenerim me pjesën tjetër të shtabit teknik”, ka deklaruar selektori Albert Bunjaku.
Ai ka bërë të ditur se në stërvitjen e së martës do të kompletohet i gjithë grupi. Përfaqësuesja e Kosovës, stërvitjen e radhës do ta mbajë nesër nga ora 14:00 në stadiumin ‘Agron Rama.
Kurse, ndeshja Kosovë – Haiti do të luhet të mërkurën nga ora 15:00 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Leave a Reply

Back to top button