Aksident zingjiror mes 40 makinave në Slloveni, vdesin pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident që shkaktua në mes 40 automjeteve në vendin Sonozheqe, në komunën e Divaqa në perëndim të Sllovenisë, transmeton mediat sllovene.
Ngjarja ka ndodhur 70 kilometra në veriperëndim të Lublanës, në autostradën që lidh kryeqytetin e Sllovenisë me bregdetin e Adriatikut.
Policia nga vendi i ngjarjes tha se shkaku i aksidentit ishte një mjegull e dendur dhe shikueshmëria e paktë në rrugë.