Fatura e rrymës po ju shkatërron? Ja si ta ktheni frigoriferin në kursyes energjie

Pajisjet elektrike në kuzhinë janë ndër më të mëdhatë në konsumin e energjisë, sidomos frigoriferi dhe ngrirësi. Përmes një teorie interesante, eksperti për kursim të energjisë, Sam Vilans, shpjegon se si mund të ulet fatura elektrike me disa masa të thjeshta.
Vilans sqaron se mbushja e ngrirësit mund të përmirësojë efikasitetin e tij dhe të ulë kostot. Në thelb, pjesa më e madhe e energjisë që përdor ngrirësi shkon për të ftohur ajrin që hyn kur hapen dyert. Kur ngrirësi është i mbushur, ka më pak hapësirë për të hyrë ajri më i ngrohtë, dhe sendet e brendshme ndihmojnë në ftohjen e këtij ajri që futet.
“Ju nuk jeni të detyruar të shtoni ushqime shtesë për ta mbushur – mjafton të përdorni objekte si qese plastike me ujë, blloqe akulli, apo thjesht qese akulli. Këto objekte e pengojnë ajrin më të ngrohtë të depërtojë.” thotë Vilans.
Ai gjithashtu sugjeron:
Organizoni mirë hapësirën e brendshme;
Përdorni ushqime të ngrira dhe ruani mbetjet ushqimore që nuk do t’i përdorni menjëherë;
Mos e mbushni çdo pjesë që përdoret shpesh — ruajeni ushqimin që nuk do t’ju duhet për momentin në pjesën e pasme për të shmangur shpërndarjen e ftohjes.
Pastrojeni pajisjen duke i lënë ventilacionet lira, veçanërisht poshtë dhe anash.
