A duhet të hapen xhamitë në Luginë?

Edhe pse pse eshte paralajmeruar se gjendja e jashtezakonshme ne Serbi do te largohet me 7 maj dhe objetket fetare do te mund te hapen pas shfuqizimit te gjendjes, Keshillat e Bashkesise Islame ne Bujanoc dhe Presheve nuk e kane konfirmuar hapjen e xhamive kete te enjten.

Pse nuk po hapen xhamite ne Lugine ku sic dihet nga e enjta do te fillojne te gjitha bizneset me pune duke shtuar masat e sigurise.

Largimi i gjendjes se jashtezakonshme humbet cdo baze ligjore per mbylljen e ndonje objekti fetar, kjo vlen edhe per kishat edhe xhamite ne territorin e Presheves dhe Bujanocit.

Hapjen e xhamive po e kerkojne shume banore por kete po e kundershtojne imamet e xhamive duke u shprehur se ende nuk dihet se cfare do te ndodh pas largimit te masave.

Rregulli qe duhet mbajtur kur besimtaret mblidhen ne vendet fetare eshte qe te zbatohen rregullat e mbrojtjes kunder korona virusit.

KBI Presheve ka dalur me nje njoftim
ne lidhje me hapjen e xhamive.

“Masat që mund të mbesin në fuqi pas hjekjes së gjendjes jashtzakonshme ende nuk dihen.
KBI Preshevë do të njohtoj besimtarët me kohë për çdo eventualitet.” Thuhet ne njoftimin e KBI Presheve.

I menjehershem ka qene reagimi i KBI Bujanoc e cila ka demantuar lajmin per hapjen e xhamive te shperndare ne rrjetin social facebook duke sqaruar se nuk eshte i vertete dhe xhamite nuk hapen te enjten.

“Këshilli i Bashkësisë islame në Bujanoc: DEMANTON informacionin nëpër disa portale dhe profile ne FB se të enjten do të hapen xhamitë në Luginën e Preshevës, dhe njofton se ky informacion nuk është i vërtetë.

Sigurisht se dëshira për hapjen e xhamive është shumë e madhe,,
Por, vendimi se kur do të hapen dhe në çfarë kushte,, pritet të diskutohet menjëherë pas vendimit shtetërorë për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe orës policore, mes organeve të Bashkësisë Islame në Serbi dhe atyre shtetërore.

Deri ateherë, ne si Institucion kompetent fetar për këto çështje, do të njoftojmë opinionin tonë menjëherë.” thuhet ne njoftimin e leshuar nga KBI Bujanoc.

Mbetemi me shprese se Kreret e Bashkesive Islame te kerkojne nje takim me shtabin per gjendje te jashtezakonshme ne komunat Presheve e Bujanoc dhe te diskutojne për çështjen e rihapjes së objekteve të kultit për besimtarët musliman.

Back to top button