Kujdes, për 10.000 dinarë ju presin rrymën

Elektroekonomia e Sërbisë ka filluar me faturat e rrepta me konsumuesit të cilët nuk paguajnë energjinë elektrike.
Faturat e reja të energjisë elektrike do ti arrijnë konsumatorëve në afat prej 10 ditësh, këtë procedurë do ta përshpejtojnë edhe ekipet e elektrodistribucionit duke i shkyçur shfrytëzuesut nga rrjeti elektrik, ku në regjistrat e tyre do të jenë të gjithë harxhuesit të cilët kanë borxhe më tepër se 10.000 dinarë. Kësaj here nuk do të jenë të çkyçur vetëm ata që kanë më shumë borxhe por punëtorët e distribucionit lokal do ti trokasin në dyer secilit me radhë, kështu që njëkohësisht do të jenë të çkyçur edhe konsumatorët me 10.001 dinarë borxh sikurse ata të cilët kanë obligim të paguajnë nga një milion dinarë për kilovat të harxhuar. As faturat e reja të rrymës të cilat priten tëarrijnë nuk do ti lehtësojnë qytetarëve të llogarisin se sa kilovat kanë harxhuar në këtë muaj, vërtetojnë nga qendra për mbrojtjen e konsumatorëve në Nish, dhe thonë se, është pritur që më në fund fakturat e reja të jenë të qarta në mënyrë që të shihet se sa është çmimi real i kilovatëve të energjisë elektrike dhe që harxhimet të llogariten në dy tarifa, e lartë dhe e ultë, thotë Jovan Jovanoviq nga forumi për mbrojtjen e marshuesve duke shtuar se llogaritja nëpërmjet dy tarifave dhe tri ngjyrave ka për qëllim të fsheh çmimin e vërtet të kilovatit, ndërsa çmimi prodhues i energjisë elektrike në Sërbi nuk dihet saktë. Ky sistemi tarifave diskriminon konsumatorët, sepse për shkak pjesëve fikse harxhuesit e vegjël paguajnë më shumë, statistika e cila është pjesë integrale e faturave të reja është e pa duhur dhe vërtetojnë se numri më i madh i qytetarëve nuk do ta kuptoj atë. Jovanoviq përfundon duke sqaruar se me pagesat e fakturave të EPS-it bënë shkelje në sferën e direktivave evropianë për mos korrektësinë afariste sepse paguan diçka që nuk ekzistonë.