Argjent Bajrami dhe Dëshira Kamberi jan dy kanditatet për deputet nga rradhët e APN-ës

Kryesia e Alternativës për Ndryshim sonte janë takuar në mbledhjen e radhës.
Pika që u diskutuan ishin gjendja Covid 19 në komunën e Preshevës dhe zgjedhja e kandidatit për deputet nga ana e APN-së.
Në pikën e parë rreth pandemisë Covid 19, në analizën e detajizuar nga ana e anëtarëve të kryesisë, njëzëri ishin dakord se pushteti lokal i APN-së dhe LRPDSH-së merriton lavdrata rreth menaxhimit të kësaj situata 2 muajt e fundit, si dhe si konkluzion u nxorr që ende nuk e kemi përfunduar pandeminë dhe masat ende duhen të rrespektohen në komunën e Preshevës.
Pikë e dytë e diskutimit ishte zgjedhja e kandidatit për deputet nga ana e Alternativës për Ndryshim. Pas konkursit intern pas 3 kandidaturavave para gjendjes së jashtëzakonshme që është mbajtur në kryesinë e partisë, në mbledhjen e sontme në mungesë të dy kandidatëve të tjerë, me shumicë votash Argjend Bajrami dhe Dëshira Kamberi janë votuar si kandidatët nga ana e Alternativës për Ndryshim për deputet në listën e përbashkët Alternativa Demokratike Shqiptare.
Urime Alternativës për Ndryshim dhe gjithë qytetarëve për zgjedhjet në parlamentin e Serbise duke shpresuar që misionin dhe programin tonë politik ta përmbush deputeti ynë duke kontribuar në mbështetjen e misionit tonë edhe në parlamentin serb.