Rritje pagash në tetor dhe një tjetër shtesë në janar!

Shtim prej 5% i pagave për arsimtarët në tetor – njofton Sinisha Mali
– Ministri i Financave dhe Zv/kryeministri i Serbisë, Sinisha Mali, ka njoftuar se në muajin tetor do të ketë një tjetër rritje prej 5 për qind në pagat e sektorit të arsimit. Kjo do të jetë pjesë e angazhimit të qeverisë për përmirësimin e kushteve për punonjësit arsimorë dhe për barazimin e pagës bazë të mësuesve me pagën mesatare në Republikën e Serbisë, siç ishte premtuar.
Ai deklaroi se rritjet nuk kanë pushuar, edhe pse vendi po përballet me vështirësi dhe “bllokada”, duke theksuar se qëndrueshmëria financiare e shtetit po lejon përkrahje të mëtejshme për arsimtarët dhe për universitetet, si dhe për punëtorët arsimorë në përgjithësi.
Sipas planit, pas kësaj rritjeje në tetor, do të ketë edhe një tjetër rritje prej 7 për qind në janar 2026. Secila prej këtyre masave shihet si një përpjekje për t’i njohur dhe vlerësuar mbështetësit e arsimit, si dhe për përmirësim të cilësisë së mësim-procesit.
