“USHT&Lugina e Preshevës” fitues, “Radio Kosova” e dyta

Pikërisht më 9 maj 2014-Ditën e Hapur të Evropës, Tetova ishte mikpritëse e ekipeve të gazetarëve të sportit nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Ata pasi janë pritur nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në Qendrën Sportive “FIBB Sport” në fshatin Çellopek të Tetovës, kanë zhvillua edhe turneun në futboll të vogël “Tetova 2014”. Në këtë turne kanë marrë pjesë, Radiotelevizioni Shqiptar, Radio Kosova, Universiteti Shtetëror i Tetovës kombinuar me Luginën e Preshevës dhe Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.
Fitues i këtij turneu doli ekipi i Universitetit Shtetëronër të Tetovës i kombinuar me Luginën e Preshevës, pasi në finale mundi Radio Kosovën me rezultat 4:2. Shënues për ekipin fitues ishin:Selajn Hajrullahu 3 gola dhe Mergim Dani 1, kurse për Radio Kosovën shënuan, Edmond Thaçi dhe Agim Uka. Edhe kësaj radhe më i dalluari në në këtë turne në ekipin e Radio Kosovës ishte Agim Uka me 3 gola të shënuar.
Ekspedita e Radio Kosovës ishte në këtë përbërje:Valmir Sinani, Agim Uka/kapiten/, Edmond Thaçi, Driton Bunjaku, Erdoan Mikullovci, Pajtim Mula, Gazmend Sejdiu, Metë Metaj, Avni Sahabani dhe Gani Kosumi.
Në ndeshje për vend të tretë , UEJL mundi RTSH-në me rezultat 3:1. Shënues, Arif Selami 2 dhe Jusuf Zeqiri 1, kurse për RTSH, shënues i vetëm ishtge Ardian Elezi.
Në ndeshjet e para, ekipi i Radio Kosovës mundi UEJL me rezultat 2:1. Dy gola për Radio Kosovën i shënoi Agim Uka, kurse golin e vetëm për Luginën e Preshevës &UEJL e shënoi Mensur Mahmuti. Në këtë takim u dallua në veçanti portieri, Valmir Sinani/ R.Kosova/.
Në takimin tjetër, Universiteti Shtetëror i Tetovëv&Lugina e Preshevës mundi ekipin e RTSH-së me rezultat 6:3. Individi më i dalluar ishte Selajdin Ajrulla me 4 gola, nga 1 gol shënuan edhe Florim Ameti dhe Mergim Dani, kurse shënues për RTSH-në ishin, Mirjet Vllaçaj 2 dhe Ervin Qela 1 gol. Të gjitha takimet me korrektësi i drejtoi, gjyqtari, Nasuf Latifi.
Organizimin e kësaj ngjarje sportive e kanë ndihmuar dy universitetet USHT dhe UEJL, Qendra Sportive FIBB Sport në Çellopek, Restorant “Iliria” Tetovë, Restorant “ARRA”, Restorant M-House Tetovë, nënkryetari FFM-së, Foto Studio “SAITI”, ndërsa sponsor mediatik janë TV Art, Yllpress dhe Gazeta Lajm.