Nga nesër fillon nxehti, zgjat mbi 5 ditë, qytetarët të veprojnë me kujdes

Sot, Serbia është përfshirë nga një valë e fuqishme dhe e gjatë e të nxehtit, me temperatura maksimale që në disa pjesë të vendit kanë arritur nga 37°C deri në 40°C. Ky është vetëm fillimi i një periudhe të gjatë të motit ekstrem, që sipas autoriteteve do të zgjasë të paktën pesë ditë rresht, duke nisur nga 21 korriku 2025.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Situata Emergjente, vala e të nxehtit paraqet rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, me mundësi për goditje nga dielli dhe dehidrim. Po ashtu, paralajmërohet për rrezik të lartë nga zjarret në ambiente të hapura, për shkak të temperaturave ekstreme dhe thatësisë së ajrit.

Udhëzime për qytetarët:

– Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës;
– Pini shumë ujë dhe shmangni pije alkoolike apo me kafeinë;
– Vishuni lehtë dhe me rroba të hapura në ngjyrë;
– Kujdes i veçantë për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme kronike;
– Mos digjni mbeturina apo barishte në fusha apo male – rreziku i përhapjes së zjarrit është shumë i lartë.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe ndjekje të rregullt të paralajmërimeve nga institucionet zyrtare.

Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë shërbimet përkatëse në numrat e zakonshëm të emergjencës.

Back to top button