Një i vrarë dhe një i plagosur në Prishtinë

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, e ka konfirmuar se në këtë rast, është një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur.Veturat e përfshira në këtë incident, janë të llojit Golf 4 si dhe Audi A3, që të dyja me ngjyrë të zezë. Indeksonline ka mësuar se asnjëri nga veturat, nuk është me targa të Kosovës. Njëra nga këto vetura ka regjistrim të Vranjës, Serbi.
Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në udhëkryqin, para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Shaip Spahiu”. Burime të Indeksonline mësojnë se deri te vrasja ka ardhur pas një konflikti rreth ndarjes. Mësohet se i plagosur është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në QKUK.
Ndërsa, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka thënë për Indeksonline se, rreth orës 20 e 40, policia ka pranuar një informacion për të shtëna armësh në rrugën “Shaip Spahiu” në lagjen Bregu i Diellit. Ajo tha se, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e këtij rasti.

Leave a Reply

Back to top button