Stand Up Comedy “Unë & Abeja” vjen më 1 gusht në Preshevë

Më 1 gusht 2025, Presheva do të jetë mikpritëse e një mbrëmjeje të veçantë humori me shfaqjen Stand Up Komedi “Unë & Abeja”, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, duke filluar nga ora 20:00.
Kjo shfaqje vjen pas një mungese të gjatë dhe përfaqëson më shumë se një natë të zakonshme argëtimi – është një përpjekje për t’u bashkuar si komunitet dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Pjesëmarrja në këtë event do të jetë gjithashtu një mundësi për të kontribuar për personat me nevoja të veçanta.
Në kuadër të aktivitetit, do të vendosen edhe kuti donacionesh në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, ndërsa donacionet mund të bëhen edhe përmes llogarisë zyrtare të Shoqatës “Drejtoria për Inkluzion”.
Shpërndarja e ftesave ka nisur tashmë drejt institucioneve të ndryshme, dhe organizatorët theksojnë se prania në këtë ngjarje është një mbështetje e rëndësishme morale për misionin e tyre dhe për komunitetin.
Presheva më 1 gusht ka humorin, qëllimin dhe zemrën në skenë – mos mungoni!
