Lajme

Visar Mehmeti zgjidhet kryetar i ri i APN-së

Të dashur vëllezër dhe motra,

Nga thellësia e zemres ju faleminderit për besimin e plotë të Juajin për të qenë në krye të ALTERNATIVES.

Ky proces politik, i nisur dhjetë vite më parë, nga një grup vizionarësh, të nxitur nga dashuria e thellë për vendin dhe vizioni për ndryshime, themeluan Alternativën – një shpresë e re dhe një alternativë ndryshe për qytetarët e Lugines së Preshevës.

Kjo inciativë e skalitur tashmë në historinë e Preshevës, si dekada e NDRYSHIMIT, ka qenë vërtetë sfiduese por edhe e bukur, transformative edhe me fitore të njëpasnjëshme, të cilat sot kanë bërë Alterntivën forcën vendimtare në arenën politike!

Ky subjekt politik, i cili sot më është besuar që të jem në krye të tij, kapërcen të qenit thjesht një parti politike, është një lëvizje e drejtuar nga aspiratat, dashuria, puna e përkushtimi, rinia dhe vizioni.

Është proces që ka guxuar të shemb muret e politikës tradicionale dhe forcën për të ndërtuar rrugë të reja për politika ndryshe.

Ky rrugëtim është i mbushur me vizionarë që guxojnë të sfidojnë normat. Dhe unë, sot jam krenar të jem bashkë me Ju në këtë vazhdimësi të rrugëtimit për NDRYSHIM.

Duke nisur sot një kapitull të ri, vizioni ynë me Alternativën për Ndryshim si udhërrëfyes, ka parime që na kanë udhëhequr deri më sot. Besnikëria ndaj vlerave thelbësore që identifikojnë Alternativën për Ndryshim mbetet e palëkundur dhe e pandryshueshme.

Si kryetar i Alternativës, zotohem të vazhdoj politikat vizionare për vendin me të cilat është hedhur themeli i subjektit tonë politik.

Alternativa për Ndryshim është një premtim—një premtim për NDRSHYIM.

Por këtë premtim nuk mund ta përmbush pa Ju. Pa mbështetjen e plotë të Juajën! Pa punën dhe angazhimin e çdo secilit. Dhe mbi te gjitha nuk mund ta përmbushim pa besimin mes njëri-tjetrit.

Faleminderit pafund për mbështjetjen, familjes time!

Falenderim të veçant dhe mirënjohje për udhërrëfyesin model, themeltarin e ALTERNATIVËS, Shqiprim Arifin, i cili e solli ALTERNATIVËN si frymë të re, duke e shndërruar në subjekt vital për tërë Luginën Preshevës. Veçanërisht, mirënjohje të pafund, për besimin dhe për mbështetjen se vazhdimësia e këtij rrugëtimi është vetëm plotësim i hapave të parë të ndryshimit të mirëfillt, pa të cilin punët e bëra nuk do të kishin nisur kurrë e Presheva as nuk do të njihej siç ka emër sot.

Faleminderit!

Related Articles

Back to top button