2.000 euro për fituesin – hapen paraqitjet për Turnirin Memorial “Artan Abazi”

Në nderim të dëshmorit Artan Abazi, më *21, 22 dhe 23 korrik do të organizohet Turniri Memorial “Artan Abazi”, një aktivitet sportiv që synon të bashkojë të rinjtë përmes futbollit, duke ruajtur njëkohësisht kujtimin dhe respektin për figurën e dëshmorit.
Turniri do të zhvillohet sipas sistemit 4+1, me format eliminim direkt, ku çdo ndeshje do të ketë karakter final.
Organizatorët kanë vendosur edhe një rregull të veçantë: çdo ekip mund të ketë vetëm një futbollist profesionist në përbërje, me qëllim që gara të jetë sa më e barabartë dhe konkurruese.
Fondi i shpërblimeve për këtë edicion është:
– Vendi i parë: 2.000 euro
– Vendi i dytë: 500 euro
Afati i fundit për pagesën e pjesëmarrjes është 19 korriku.
Të gjitha ekipet e interesuara ftohen të bëhen pjesë e këtij turniri memorial, i cili ndërthur sportin, respektin dhe frymën e fair-play-it.
Për informata dhe paraqitje mund të kontaktoni në numrin: +381 63 638 042.
