Edhe një orë për të votuar: vendvotimet mbyllen në ora 20:00

Ka mbetur edhe një orë deri në mbylljen e vendvotimeve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në gjithë Serbinë.

Qytetarët që ende nuk kanë votuar mund ta bëjnë këtë deri në ora 20:00, me letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme. Kush ndodhet në radhë në vendvotim në momentin e mbylljes, ka ende të drejtë të votojë.

Deri në ora 18:00, në Preshevë kishin votuar 15.291 qytetarë, ose 34,24 për qind e votuesve.

Shqiptarët e Luginës garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17.

Back to top button